Informacion

 

Ndihmë komunitetit rrom për festimin e Vitit të Ri

Titulli : Ndihmë komunitetit rrom për festimin e Vitit të Ri.

Partnerët :
The Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC)
dhe
UNIONI i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom

Afati : 24 Dhjetor 2008

Qëllimi : Të kontribuohet për rritjen e ndërgjegjësimit mbi edukimin e rromëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të fëmijëve rromë në komunitetin e Tiranës.

Targeti : 100 fëmijë rrom nga Tirana (3-14 vjeç).

Vendi : Muzeu Kombëtar Tiranë.

 

Përshkrimi i aktivitetit:

UNIONII i Rromëve të Shqipërisë “Amaro Drom”, në datën 24 Dhjetor implementoi në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha aktivitetet lidhur me projektin “Ndihmë komunitetit rrom për festimin e Vitit të Ri”, në marrëveshje ndërmjet Swiss Agency for Development and Cooperation dhe UNIONIT të Romëve të Shqipërisë në 21 Dhjetor 2007.

Implementimi i aktiviteteve u realizua në sajë të bashkëpunimit të networkut Rrom në Tiranë. Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, “Amaro Drom” realizoi një takim me përfaqësuesit e organizatave rrome; znj Meleqe Rrenja (Gruaja e se Nesermes); z. Xheladin Taco (Rromano Kham), z. Kujtim Zelia (përfaqësues i lagjes “Josif Pashko”, Laprakë), z. Pëllumb Furtuna (Rromani Baxt Shqipëri).

Në këtë takim u diskutua dhe u vendos rreth kritereve për fëmijët përfitues .

Fëmijët përfitues i përkasin kategorisë së familjeve të cilat jetojnë në kushte ekstreme te varfërisë, kushte shumë të vështira jetese dhe ata të cilët rrezikojën të braktisin shkollën.

Disa prej tyre janë jetim; Disa janë braktisur nga familjet e tyre. Përfituesit janë përzgjedhur më mënyrë të balancuar nga lagje të ndryshme të Tiranës: Laprakë, Kinostudio, Breg-lumi, Selitë, Lagja nr.20 (rr. Jordan Misja).

Networku mori përsipër përgjegjësinë për të përgatitur grupet e fëmijëve përfaqësues gjatë shfaqjes ku u performuan këngë, poezi, kërcime etj.

Grafikët më poshtë ilustrojnë të dhënat mbi pjesëmarrësit:

Figura 1: Numri i fëmijëve prezent në aktivitet sipas gjinisë.

- 52 fëmijë ishin femra.
- 48 fëmijë ishin meshkuj.

 

 

 

Figura 2 : Numri i fëmijëve prezent gjatë aktivitetit; bazuar në gjini, lagje dhe moshë.

Aktiviteti filloi në orën 10 00 dhe përfundoi në 12 00 paradite ashtu si ishte planifikuar, pranë Muzeut Kombëtar.

Z. Skender Veliu, Drejtor Ekzekutiv i UNIONIT të Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit; ai shprehu urimet më të mira për të gjithë fëmijët rrom në botë dhe shprehu mirënjohjen në emër të fëmijëve dhe Networkut Roma kundrejt Swiss Agency for Development and Cooperation, për ndihmën financiare dhënë për këtë aktivitet dhe iniciativa të tjera që ata kanë implementuar në të shkuarën për zhvillimin dhe integrimin e komunitetit rrom në Shqipëri.

Grupi i punës së “Amaro Drom” përgatiti të gjitha dekorimet e ambjentit të aktivitetit.

Përfaqësuesit e networkut rrom u kujdesën gjatë gjithë kohës fëmijët, por ata u mbështetën gjithashtu nga prindërit e tyre të cilët morrëm pjesë gjatë gjithë kohës në aktivitet

Për një orë e gjysëm ishin fëmijët ata që morrën nën kontroll situatën.

Ata performuan këngë të ndryshme, vjersha dhe ishte shumë bukur të shihje ata se sa të lumtur dukeshin.

Pjesa më e bukur e shfaqjes ishte kur të gjithë fëmijët nën rritmin e muzikës rrome, kërcyen së bashku. Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit morrën një dhuratë e cila ishte përgatitur me kujdes nga stafi i “Amaro Drom”. Më pas, fëmijët dhe prindërit morrën pjesë në një kokteil të organizuar për ta.

 

Objektivat e projektit dhe rezultatet e arritura

  •  Organizimi i një aktiviteti festiv për 100 fëmijë;

Festimi i festës së Vitit të Ri shërbeu edhe si një faktor i cili do të ketë impakt të rëndësishëm për prindërit rrom dhe networkun rrom përsa i përket pritshmërive dhe dëshirës së mirë për të ndjekur shkollën.

Fëmijët ishin shumë të lumtur, ata përjetuan atë ndjesi që përjeton çdo fëmijë në botë. Kjo i ndihmoi këta prindër rromë për të mos u ndjerë keq për mos-patjen e mundësisë që të paktën një ditë të vetme t'i blejnë fëmijëve të tyre dhurata.

Ky ishte gjithashtu edhe një aktivitet i cili i dha më tepër impuls fëmijëve rrom për frekuentimin e shkollës nga ana e tyre në të ardhmen, fëmijët dhe prindërit e shprehën këtë fakt gjatë dhe pas aktivitetit.

Kështu që mund të shohim disa indikatorë cilësorë afatgjatë të realizuar.

Aktiviteti u shfaq në stacione të ndryshme televizive si: TVA1, Ora News, TVA, News 24, TV Tirana, TV Kombi,

Aktiviteti u realizua në mënyrë të suksesshme bazuar në objektivat e përshkruara në marrëveshje.

 

Unioni i Rromëve të Shqipërisë

Amaro-Drom

 

 

 

 

 

Informacion