Skënder
Veliu ka lindur në Lushnje, më 21.04.1956. Arsimin
tetëvjeçar dhe të mesëm e ka mbaruar
në qytetin e lindjes. Nga viti 1975-1980 ka ndjekur studimet
e larta në Fakultetin e Agronomisë. Pas diplomimit
ka punuar agronom në NB “29 Nëntori”
në Lushnje. Në vitet e para të demokracisë
është aktivizuar me aktivitetet politike në
vend. Gjate viteve 1992-1996 ka studiuar per Drejtesi me korrespondence
ne Tirane.
Nga viti 1993-1996 ka qenë n/kryetar i Partisë Lëvizja
Popullore. Në vitin 1991 disa intelektualë rromë
aktivizohen për integrimin e komunitetit rrom qe jeton
në Shqipëri. Skënder Veliu ishte një pjesëmarrës
aktiv në krijimin e së parës organizatë
rrome në Shqipëri. Zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm
i Shoqatës së Romëve të Shqipërisë.
Në vitin 1996, me votim në Kuvendin e pergjithshëm
të rromëve, zgjidhet President i Unionit të
Romëve të Shqipërisë “Amaro Drom”.
Nga kjo periudhë ka qenë i angazhuar me të
drejtat e minoritetit rrom në Shqipëri.
Që nga viti 1998 është Zv.President i Federatës
së Rromëve të Ballkanit, me qendër në
Sofie të Bullgarisë.
Gjithashtu, ai ka vazhduar angazhimet e tij politike në
vend. Në vitin 2001 ka kandiduar për deputet në
Parlamentin Shqiptar, si kandidat i Partisë së Bashkimit
të të Drejtave të Njeriut. Ai është
trajnuar sidomos në fushën e të drejtave, në
edukimin e të drejtave të njeriut, për të
drejtat e fëmijëve, trajnim në Historinë
e kaluar dhe të sotme për minoritetet nga Euro-Klio,
trajnim për Zhvillim Komuniteti nga Fondacioni Internacional
“Spolu”
Vazhdon të jetë Presidenti i Unionit të Rromëve
të Shqipërisë “Amaro Drom” me qendër
në Tiranë.
|