Informacion

 

Raste diskriminimi ndaj qytetareve rrom ne Shqiperi.

  1. Rasti i dy minoreneve rrom nga Driza e Fierit te cilet vuajten denimin perreth 5 muaj nen akuzen e vjedhjes se 20.000 leke te vjetra. Keta minoren te moshes 16-17 vjeç me preteksin se nuk dine shqip kane qendruar per nje kohe te gjate ne burg pa dale ne gjyq. E drejta e çdo personi ne baze te kodit te proçedures penale eshte te perfaqesohet nga nje avokat i caktuar nga shteti , kur familja nuk ka te ardhura per te paguar nje avokat dhe e dyta, çdo person qe nuk di shqip duhet te caktohet nga Gjykata nje perkthyes i cili do te perktheje gjate seancave gjyqesore. Mosveprimi dhe neglizhenca e autoriteteve te drejtesise eshte nje lloj diskriminimi ndaj ketyre minoreneve rrom. Mbrojtja nga Qendra “Amaro Drom” beri ata u liruan ne sallen e gjyqit. (ne krye)


  2. Eshte vertet e dhimbshme rasti dhe fati i 560 banoreve te cilet mbeten ne mes te 4-rrugeve mbas prishjes se banesave te tyre si rezultat i nje vendimi te nxjerre nga Bashkia ne kuadrin e rinovimit te territorit buze lumit Lanes. Askush nuk mori persiper stabilizimin e ketyre banoreve. Rreth 50 familje u paraqiten me nje peticion prane zyrave tona duke kerkuar nga ne mbeshtetje . Menjehere ne ndikuam mbi institucionet, mbi organizmat kombetare dhe nderkombetare, dhe deri tek letra drejtuar Presidentit te Shqiperise. Po keshtu realizuam takim dhe me Avokatin e popullit, me kryetarin e Bashkise Z. Edi Rama. Rezultat i gjithe perpjekjeve tona ishte takimi qe realizuam me znj. Keti Treska Drejtoresh e pergjithshme ne Drejtorin e Pergjithshme te Sherbimeve dhe Burimeve Njerezore. Nga ky takim ajo na premtoi se Bashkia do tu siguroje nje strehim ketyre banoreve. Jemi ne vazhdim te bisedimeve por akoma asgje konkrete.(ne krye)


  3. Nje rast na vjen nga rrethi i Durresit ku ndaj 2 minoreneve rrome me banim ne Durres, eshte abuzuar. Personi i akuzuar eshte nje punonjes i policise shteterore.
    Rezultati:
    Nga kallezimi i bere nga dy vajzat rrome te mbeshtetura prej Qendres sone, ky punonjes policie u dergua ne qelite e paraburgimit, por siç ndodh rendom ne Shqiperi respekti ndj ligjit eshte i minimizuar.(ne krye)



 

 

 

 

 

Informacion