Aktivitete dhe Projekte

 

Bashkëpunim i Unionit “Amaro Drom”,
F.Z.K (Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve ) dhe T'Las.

 

Gjatë periudhës Shtator 2006 - Shtator 2007 janë realizuar disa tryeza të rrumbullakta me lider dhe aktivistë rromë në rrethet Tiranë, Korçë dhe Fier. Tema e këyre tryezave ka qënë: “Diskutimi i problemeve lidhur me implementimin e Strategjisë Kombëtare për Rromët: E drejta për strehim, e drejta për punësim dhe problemi i regjistrimit të komunitetit rrom në zyrat e gjendjes civile”.

Në Shtator të vitit 2003, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rrom në Shqipëri. Kjo strategji është afatgjatë, përfshin një periudhë zbatimi prej 15 vjetësh dhe parashikon në mënyrë të detajuar marrjen e një sërë masash që mbulojnë të gjitha fushat e jetës.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Rromët është vlerësuar si një hap pozitiv nga të gjithë aktorët si dhe nga vet minoriteti Rrom. Strategjia ka përcaktuar objektivat kryesore për zhvillimin dhe integrimin e këtij minoriteti në shoqëri, hapat që duhen ndërmarrë, institucionet që do të merren me zbatimin e tyre, afatin kohor dhe buxhetin e nevojshëm për realizimin në praktikë të këtyre objektivave.

Duke qënë se kanë kaluar disa vjet nga miratimi i kësaj strategjie, nga shoqeria civile janë marrë një sërë iniciativash për të monitoruar zbatimin e saj. Pikërisht realizimi i këtyre tryezave ka patur si qëllim monitorimin e strategjisë; çfarë është realizuar nga kjo strategji, cilat janë problemet që janë evidentuar për realizimin e saj, sa është në dijeni Minoriteti rrom për këtë strategji dhe përfitimet që rrjedhin prej saj etj. Realizimi i këtyre tryezave në Tiranë, Korçë dhe Fier pati një impakt pozitiv duke qënë se të ftuar kanë qënë përfaqësues të Pushtetit Lokal, perfaqësues të drejtorive arsimore, lider dhe aktivistë të minoritetit rrom etj.

Temat kryesore të realizuara gjatë këtyre tryezave kanë qënë: Problemi i strehimit, punësimit, arsimit dhe rregjistrimit të komunitetit rrom në zyrat e gjëndjes civile. Liderat rrome kanë evidentuar raste të shumta përsa i përket kushteve të vështira në të cilat jetojnë, papunësinë e madhe me të cilën përballen, raste të shumta të fëmijëve të cilët janë në moshë madhore dhe nuk kanë ndjekur shkollën ose e kanë braktisur ate, raste të mosrregjistrimit të fëmijëve në zyrat e gjëndjes civile etj. Duke qënë se në tryezat e realizuar kanë qënë përfaqësues të pushtetit lokal, liderat e komunitetit rrom i kanë shfrytëzuar për të kërkuar nga ana e tyre që të punojnë më shumë për zbatimin e kësaj strategjie. Gjithashtu këto tryeza janë shfrytëzuar edhe për informimin e komunitetit rrom mbi rëndësinë e rregjistrimit të fëmijëve në zyrat e gjendjes civile, hapat që duhet të ndjekin, pasojat që vijnë nga shkaku i mosrregjistrimit etj.

Disa prej konkluzioneve të nxjerra nga këto tryeza kanë evidentuar se zbatimi në praktikë i kësaj strategjie ka hasur disa vështirësi. Pavarësisht nga ekzistenca e një kuadri të plotë ligjor dhe nga miratimi i Strategjisë Kombëtare minoriteti Rom ende gjendet në kushte shumë të mjerueshme ekonomike. zbatimi i Strategjisë ka ecur me hapa të ngadalta dhe shumë objektiva të vendosura dhe aktivitete të planifikura nuk janë arritur apo nuk kanë gjetur zbatim.

Disa prej rekomandimeve të dala nga këto tryeza kanë qënë:

•  Të rritet roli koordinues dhe drejtues i shtetit shqiptar dhe i strukturave të tij përkatëse me njësitë e qeverisjes vendore, organizatat Rome dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

•  Organet e pushtetit vendor duhet të kenë më shumë përgjegjësi dhe angazhim në realizimin e masave prioritare të vendosura në Strategjinë Kombëtare për minoritetin Rom si edhe duhet të kenë një lidhje dhe koordinim më të mirë me organet qendore.

•  Shteti shiptar duhet të ndërrmarë iniciativa urgjente për regjistrimin e popullsisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë në këtë regjistrim ti kushtohet një vend i vecantë minoriteteve ekzistuese në mënyre që të përfitohen statistika të qarta mbi këtë popullsi.

•  Është i nevojshëm që vet komuniteti të ndërgjegjësohet për të drejtat dhe detyrimet që i garantohen me ligj në shtetin shqiptar për të mos u bërë pre e abuzimeve dhe diskriminimeve në shoqëri.

•  Shoqëria Civile duhet të ndihmojë në zbatimin e projekteve me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit rrom drejt regjistrimit të kësaj popullsie në regjistrat e gjendjes civile.

 

Unioni i Rromëve të Shqipërisë

Amaro-Drom

 

Aktivitete dhe Projekte

Unioni i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom dhe HEJFER ALBANIA


Rritja e mundësive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në komunitetet rrome në shqipëri.


TACT 3 (Veprimi Transnacional Kundrër Trafikimit të Fëmijëve)


Bashkëpunim i Unionit “Amaro Drom”, F.Z.K (Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve ) dhe T'Las.


Disa nga projektet e realizuara


Pamje nga projektet e kryera nga "Amaro-Drom"