Aktivitete dhe Projekte

 

Projekti : TACT 3 (Veprimi Transnacional Kundrër Trafikimit të Fëmijëve).

Partnerët: Unioni i Rromëve të Shqipërisë “Amaro-Drom” dhe Terre des Hommes Albania.

Afati i projektit: Qershor 2006- Qershor 2009, faza e tretë.

Qëllimi: Fuqizimi i rolit të komuniteteve Rrome në parandalimin e fenomenit të trafikimit.

 

Lufta dhe parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore është një nga sfidat e rëndësishme dhe themelore në fushën e të drejtave të njeriut.

Në kuadër të projektit TACT III, midis UNIONIT ”Amaro-Drom” dhe Terre des Homme është nënshkruar një marrëveshje në Qershor 2006.

Projekti TACT III po implementon një program në shkallë të gjërë kundër trafikimit të fëmijëve në Shqipëri dhe ka si qëllim të vendosë një mekanizëm për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri nëpërmjet të cilit fëmijët shqiptarë do të jenë të mbrojtur nga ekspozimi ndaj trafikimit, shfrytëzimit apo çdo lloj abuzimi tjetër.

UNIONI “Amaro Drom” përmes anëtarëve të tij, qëndrave komunitare dhe aktiviteteve, luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe rritjen e qytetarisë dhe pjesëmarrjes së komunitetit rrom i cili është komuniteti më i prekur nga trafikimi i fëmijëve.

TACT III dhe Amaro Drom punojnë së bashku për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e fëmijëve dhe krijimin e një strukture mbrojtëse për fëmijët në komunitetet rrome në mënyrë që të kompletohet mekanizmi për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri.

Ky projekt po implementohet në nivel komunitar, në sajë të bashkëpunimit të bordeve të UNIONIT ”Amaro Drom”(strukturat ekzekutive lokale të zgjedhuar nga komuniteti) dhe zyrat lokale të TDH (Fier dhe Korçë). Zyrat Qëndrore të TDH dhe ”Amaro Drom” ndodhen në Tiranë. Në sajë të këtij bashkëpunimi janë realizuar një sërë aktivitetesh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë të cilat synojnë parandalimin e fenomenit të trafikimit të fëmijëve.

 

Edukimi Parashkollor

Është për t'u përmëndur kontributi që është dhënë për mundësimin e hapjes së një kopshti për fëmijët rromë në qytetin e Korçës. Ky kopësht u hap në sajë të bashkëpunimit të shumë aktorëve ku dy prej tyre janë TDH dhe ”Amaro Drom”. Është parë si domosdoshmëri vënia e theksit te edukimi i fëmijëve si një nga mënyrat parandalimit të fenomenit të trafikimit, dhe pikërisht te edukimi parashkollor gjatë të cilit hidhen bazat për një edukim të shëndoshë në të ardhmen. Ky kopësht frekuentohet nga 50 fëmijë rrom dhe jo-rrom. Fëmijët janë ndarë në dy grupe në varësi të moshës. 20 feëmijë nga ky kopësht u rregjistruan në klasë të parë për vitin shkollor 2007-2008. Stafi lokal i ”Amaro Drom” Korçë, ka bërë të mundur që nëpërmjet bashkëpunimit me klinikën ”Kristi” të ofrojë vizita falas për fëmijët. Gjithashtu për fëmijët është bërë e mundur ofrimi i një vakti falas nga Kryqi i Kuq.

Është vënë re një rritje e ndërgjegjësimit të prindërve për të sjellë fëmijët në kopësht, kjo gjë është arritur në sajë të punës që kanë bërë koordinatorët lokalë të ”Amaro Drom” dhe zyra rajonale e TDH. Prindërit kanë filluar ta shohin kopshtin jo thjesht si një vend ku fëmijët e tyre mund të kalojnë kohen por edhe si një vend që i lehtëson edhe vetë ata pasi ata mund të punojnë dhe t'i lenë fëmijët në një vënd të sigurt, larg rrugës dhe rrezikut të trafikimit.

Me date 28 dhjetor ne kopshtin “Lulet e vogla” u organizua nje feste e gezueshme per femijet me rastin e Vitit te Ri. Ky aktivitet u realizua me mbeshtetjen e Bashkise Korce dhe ne vecanti nen kujdesin e Kryetarit te Bashkise Z. Niko Peleshi, Zyrës rajonale të Terre des hommes Korçë, “Amaro-Drom” Korçë dhe kontributit të prindërve të fëmijëve që frekuentojnë kopshtin.

Gjatë aktivitetit, Kryetari i Bashkise i uroi gezuar te gjithe femijeve me rastin e festave te fund-vitit dhe shperndau dhurata për te gjithe femijet te cilet frekuentojne kopshtin. Per kopshtin Bashkia kishte menduar të sillte për femijet dhe nje babagjysh i cili performoi per ta. Femijet dhe prinderit ishin mjaft te entuziazmuar lidhur me gjithshka qe ishte organizuar ate dite. T.D.H (Terre Des Hommes) mbeshteti per koktejin, kapuçat e vitit te ri dhe zbukurimet e ambientit te kopshtit. Per t'u theksuar gjithashtu gjate ketij aktiviteti ishte qe nje prej prinderve mbeshteti kopshtin me disa zbukurime si dhe me 15 arusha dhe kukulla te cilat do te perdoren per te luajtur femijet e kopshtit ne te ardhmen. Nenat bashke me edukatoret dhe femijet u angazhuan ne zbukurimin e ambjenteve brenda dhe jashte kopshtit. Kjo ishte nje dite vertet e veçante si per femijet, prinderit dhe vet komunitetin, te cilet gezuan dhe festuan se bashku. Ky aktivitet festiv përveç se shërbeu si aktivitet dëfryes për fëmijët dhe prindërit përcolli gjithashtu edhe mesazhe të qarta për prindërit mbi rëndësinë që ka edukimi parashkollor për fëmijët. Edhe Kryetari i Bashkise mbeti shume i kenaqur me ambientin, bazen materiale, kushtet e mira qe jane krijuar ne kete kopesht, pjesemarrjen e nenave, baballareve, gjysherve dhe te komunitetit. Ky aktivitet u transmetua nga te gjitha mediat vizive te qytetit te Korçes.

 

Aktivizimin e prindërve për të punuar

Ambasadori i SHBA në Tiranë z. Johan. L. Ëithers bëri një vizitë në kopshtin “lulet e vogla” Korçë”, më datë 29 Shkurt 2008, vizitë e cila u mundësua nga zyra e Terre des Hommes. Ambasadori shoqërohej nga shefi i misionit të T.D.H z. Thierry Agagliate, pjesëmarrës gjithashtu ishin edhe përfaqësues të zyrës rajonale të T.D.H, Korçë, përfaqësues nga USAID, “Amaro-Drom” etj.

Ambasadori vizitoi ambjentet e kopshtit dhe u shpreh se ishte bërë një punë shumë e mirë në krijimin e kushteve të përshtatshme në mënyrë që fëmijët të ndihen mirë. Ai bisedoi me fëmijët dhe i këshilloi që të silleshin sa më mirë dhe të mësonin. Ambasadori la edhe një dedikim në bllokun e përshtypjeve ku shprehej se ndihej i kënaqur që vizitonte kopshtin e bukur të fëmijëve në vizitën e parë që ai bënte në Korçë. Ndër të tjera ai theksoi se puna e drejtuesve, mësuesve dhe stafit është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e fëmijëve në kopësht.

Gjithashtu një dedikim la edhe z. Thierry Agagliate i cili shprehej se ishte një nder për të që shoqëronte “Amaro-Drom” në këtë nismë sociale dhe edukative për komunitetin Rrom. Ky kopësht është një shëmbull konkret i bashkëpunimit të mirë ndërmjet OJF-ve Rrome dhe jo-Rrome gjithashtu edhe ndërmjet OJF-ve dhe qeverisë.

Z. Veliu falenderoi z. Ambasador për nderin dhe respektin që i kishte bërë komunitetit rrom duke kryer këtë vizitë. Ai ishte ambasadori i parë që vizitonte komunitetin Rom të Korçës. Ndërkohë ambasadori u shpreh se ndihej i kënaqur që po realizonte këtë vizitë dhe shpresonte që kjo të mos ishte vizita e fundit. Ai kishte ngelur shumë i kënaqur nga mikëpritja që i ishte bërë dhe u shprehur se ishte ndjerë shumë mirë mes këtyre fëmijëve shumë të bukur. Atij i kishte pëlqyer puna që ishte bërë në kopësht dhe shpresonte që nisma të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi për shoqërinë.

 

Hapja e Kopshtit në Levan:

Shembulli i mirë i kopshtit të Korçës u vazhdua edhe me hapjen e një kopshti në Levan të Fierit, ku celebrimi i hapjes së kopshtit u bë më datë 18. 02. 2008.

Hapja e këtij kopshti u mundësua nga bashkëpunimi midis T.D.H, Komunës Levan dhe UNIONIT të Romëve “Amaro-Drom”. Hapja e një kopshti për fëmijët, është një kërkesë që ka ardhur nga vetë komuniteti rrom i Levanit dhe ishte domosdoshmëri për këtë komunitet pasi një numër i konsiderueshëm fëmijësh nuk frekuentonin kopshtin publik për shkak se ai ndodhet shumë larg vëndbanimit të tyre dhe në këtë mënyre mosfrekuentimi i kopshtit bëhet pengesë për vazhdimin e niveleve të tjera të sistemit shkollor.

Hapja e këtij kopshti u prit pozitivisht nga komuniteti rrom i Levanit, kjo gjë u vu re edhe nga pjesëmarrja e vetë komunitetit në aktivitetin e hapjes së kopshtit.

Ambjenti që u krijua ishte shumë festiv kjo edhe falë tingujve të muzikes se bukur Rome. Gjatë përurimit ishin pjesëmarrës stafi TDH zyra Tiranë dhe zyra rajonale Fier, Srafi i “Amaro Drom” zyra Tiranë dhe Stafi “Amaro Drom” Fier, kryetari i komunës, komuniteti rrom i Levanit etj.

Numri i fëmijëve të rregjistruar në kopësht është 35 fëmijë. Deri tani të gjithë fëmijët e rregjistruar i përkasin Minoritetit Rom. Ky kopësht funksionon sipas programit të kopshteve publike, orari gjatë të cilit fëmijët qëndrojnë në kopësht është nga ora 8 00 - 12 00 nga e Hëna në të Premte. Fëmijët që vijnë në kopësht janë të moshës 3-6 vjeç dhe të gjithë nuk kanë qënë asnjëherë në kopësht por vijnë nga shtëpia. Në përgjithësi prindërit kanë patur dëshirë t'i sjellin fëmijët në kopësht por ka patur edhe disa prej tyre që në fillim nuk janë treguar të gatshëm, por kanë ndryshuar mendim falë këmbënguljes dhe punës ndërgjegjësuese të stafit “Amaro-Drom” Levan.

Kampet verore:

Aktivitete shumë të rëndësishme kanë qënë kampet verore për fëmijët të organizuara gjatë stinës së verës 2007. Kampet verore janë organizuar në: Tiranë, Levan, Baltëz dhe Novoselë. Propozimi i këtyre projekt-ideve është bërë nga stafi lokal i “Amaro-Drom” të cilët kanë bërë një punë ndërgjegjësuese shumë të mirë me prindërit e fëmijëve për t'iu dhënë leje fëmijëve që të frekuentojnë këto kampe vërore.

 

Qëllimi i organizimit të këtyre aktiviteteve- Tërheqja e fëmijëve në sheshin veror për kalimin e kohës së lirë në mënyrë sa më argëtuese, largimi i tyre nga rënia pre e veseve të këqija si: duhani, alkoli, droga, trafikimi dhe përgatitja e tyre nga ana mësimore, edukative dhe kulturore.

Organizimi i kampeve verore ka patur disa objektiva si:

  1. Mbrojtja e fëmijëve rrom që janë në risk dhe largimi i tyre nga rruga përmes aktiviteteve dhe lojrave.
  2. Dhënia e më shumë mundësive për edukim dhe argëtim fëmijëve.
  3. Sigurimi i informacionit për mbrojtjen nga trafikimi apo mënyra të tjera të abuzimit.
  4. Integrimi i fëmijëve rrom me ata jo-rrom.
  5. Sigurimi i trajtimeve psikosociale dhe aktiviteteve sportive.
  6. Mbajtja e fëmijëve rrom larg rrugës dhe shfrytëzimit për punë.
  7. Kthimi i dëshirës për të vazhduar shkollën të gjithë fëijëve që e kanë braktisur atë.

 

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Rromëve

Një aktivitet shumë i rëndësishëm për komunitetin rrom ka qënë festimi i Ditës Ndërkombëtare të Rromëve më, 8 Prill 2008. Festimi i saj u realizua si asnjëherë më parë. Një sërë aktivitetesh u organizuan gjatë gjithë ditës. Për realizimin e tyre pati një bashkëpunim ndërmjet shumë aktorëve të ndryshëm si: Organizatat rrome, TDH, Bashkia e Tiranës, Birra Tirana, Restorant “Mangall”etj.

Axhenda e aktiviteteve nisi me një simozium madhështor në të cilin pati një pjesmarrje të madhe nga komuniteti rrom i Tiranës dhe i rretheve të ndryshme të vendit, shoqërisë civile, pushtetit lokal etj. Gjatë simpoziumit u shpalos tradita dhe kultura rrome nëpërmjet muzikantëve të talentuar gjithashtu u dhanë edhe mesazhe të ndryshme për një zhvillim dhe integrim të komunitetit rrom përkrah shoqërisë maxhoritare.

Aktiviteti vazhdoi me një demostrim paqësor në sheshin “Skënderbej”. Fëmijët mbanin në duar pankarta të cilat përmbanin mesazhe për respektimin e të drejtave të këtij minoriteti gjithashtu ata u dhuruan lule kalimtarëve të rastit.

Pjesë shumë e rëndësishme e axhendës së aktiviteteve ishte vizita e një delegacioni fëmijësh të shoqëruar nga Stafi i organizatave “Amaro-Drom” dhe “Romani Baxt” në Institucionet kryesore të vendit si në: Presidencë, Kuvend popullor, Kryeministri.

Të gjitha aktivitetet e realizuara për festimin e ditës ndërkombëtare të rromëve u pasqyruan në median vizive dhe të shkruar.

 

Unioni i Rromëve të Shqipërisë

Amaro-Drom

 

Aktivitete dhe Projekte

Unioni i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom dhe HEJFER ALBANIA


Rritja e mundësive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në komunitetet rrome në shqipëri.


TACT 3 (Veprimi Transnacional Kundrër Trafikimit të Fëmijëve)


Bashkëpunim i Unionit “Amaro Drom”, F.Z.K (Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve ) dhe T'Las.


Disa nga projektet e realizuara


Pamje nga projektet e kryera nga "Amaro-Drom"