Aktivitete dhe Projekte

 

Rritja e mundësive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në komunitetet rrome në shqipëri.

 

UNIONI i Rromëve të Shqipërisë “Amaro Drom” me mbështetjen e UNICEF dhe Roma Education Fund të cilët janë dhe në partneritet mjaft te mire me Ministrinë e Arsimit dhe Shkences qe prej 28 Mars 2007 –e në vazhdim po implementojnë projektin “Rritja e mundësive për zhvillimin e Fëmijerisë së hershme në komunitetet rrome në Shqipëri” .

Projekt në vazhdim: Mars 2007- Mars 2009.

Qëllimi i zhvillimit të këtij projekti: “Sigurimi i aksesit në edukimin parashkollor dhe inisiativa më të mira prindërore për fëmijët rrom dhe familjet e tyre”.

Ky projekt është vënë në zbatim në tre komunitete në Shqipëri, përkatësisht në Savër të Lushnjes, në Moravë të Beratit, dhe në rrethin e Korçës. Përveç edukimit parashkollor që u ofrohet 101 fëmijëve, shërbimeve shëndetësore ky projekt i jep përparësi dhe përfshirjes së prindërve dhe rolit thelbesor që ata kanë në edukimin e fëmijëve të tyre përmes aktiviteteve të ndryshme dhe sesioneve të trajnimit. Qëndrat të cilat funksionojnë gjatë paradites për edukimin parashkollor të fëmijëve gjatë pasdites funksionojnë si qendra komunitare në dobi të komunitetit, forumit të gruas dhe rinisë.

 

Aktivitete dhe trajnime me prindër

Specialistë nga UNIONI i Rromëve ‘Amaro-Drom”, mjekë dhe edukatorë kanë ndihmuar në përfshirjen e prindërve në aktivitete dhe trajnime. Një paketë e tërë trajnimesh janë zhvilluar me prindërit e fëmijëve që ndjekin kopshtin, duke u fokusuar në temat e mëposhtme:

  1. Roli i Familjes dhe rëndësia që ka edukimi parashkollor.
  2. Këshilla për hapësirën ndërmjet lindjeve (Planifikimi Familjar).
  3. Komunikimi me Fëmijën.
  4. Edukimi dhe mësimi i fëmijës në familje nëpërmjet Lojës.
  5. Sjelljet sociale dhe emocionale tek fëmijët.
  6. Te kuptuarit e marrëdhënies Prind-Femije. Procesi normal i socializimit të femijeve.

Tema: Këshillimi me specialisten e planifikimit familjar:

  • Këshilla rreth hapësirës ndërmjet lindjeve .
  • Planifikimi familjar / Si të ruhemi nga shtatëzanitë e padëshiruara.
  • Shëndeti i grave gjatë dhe pas shtatëzanisë.
  • Zhvillimi i shtatëzanisë/ pathologjitë që mund të hasen gjatë shtatëzanisë.
  • Periudha e lehonisë dhe rëndësia e ushqyerjes së fëmijës me gji.
  • Si të rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë.
  • Informim rreth SST-ve dhe HIV/AIDS-it.
  • Biseda të lira me gratë.

 

Aktivitete të tjera me të cilat prindërit mund të përfshihen:

•  Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e veprimtarive në kopshte.

•  Prindërit mund të ndihmojnë në organizimin e lojrave që përfshijnë fëmijët jashtë kopshtit.

•  Mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e qëndrave.

•  Mund të organizojnë aktivitete të ndryshme për fëmijët e tyre.

 

PËRFITUES:

•  Kanë përfituar edukim parashkollor 150 fëmijë rrom dhe jo rrom.

•  Janë rregjistruar këtë vit në shkollat fillore Savër, Moravë dhe Korcë 30 fëmijë që kanë qenë frekuentues të kopshtit. Nga këta 22 fëmijë në Korcë, 6 fëmijë në Moravë dhe 2 fëmijë në Savër.

•  Janë kartelizuar me kartela shëndetësore 131 fëmijë që ndjekin kopshtin.

•  Janë organizuar aktivitete trajnuese me prindër në të tre komunitetet dhe kanë përfituar 464 prindër.

•  Kanë përfituar shërbime shëndetësore rreth 560 fëmijë të moshës 0-6 vjec në të cilët përfshihen edhe fëmijët e kopshtit.

•  Kanë përfituar shërbime shëndetësore mbi shëndetin riprodhues dhe këshilla rreth hapësirës ndërmjet dy lindjeve 674 gra dhe vajza të moshave të ndryshme nga komuniteti i Korcës, Savrës dhe Moravës.

 

REZULTATE (dy fazat e zbatimit) mbi Instrumentin e Vlerësimit të Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme në tre kopshtet.

Instrumeti për Vlerësimin e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme është marrë nga Offord Centre for Child Studies (McMaster University),Hamilton Health Sciences Corporation 2004/2005“ dhe është përshtatur në shqip nga UNIONI i Rromëve të Shqipërisë “Amaro Drom” me mbështetjen e UNICEF dhe Roma Education Fund për të vlerësuar fëmijët që ndjekin kopshtin në tre komunitetet Saver, Morave dhe Korçë.

Instrumenti i zhvillimit të Fëmijërisë së hershme ështeë një mësues-i kompletuar që përcakton një listë të plotë të aftësive të fëmijëve për të mësuar në pesë fusha: shëndeti fizik dhe mirëqenia, aftësite sociale, pjekuria emocionale, zhvillimi gjuhësor dhe njohës, aftësitë komunikuese dhe njohje të përgjithshme.Gjithashtu përfshin dy matës përgjithësues që identifikojnë aftësitë e veçanta dhe problemet e fëmijëve. Ky instrument është përgatitur për t'u interpretuar në nivel grupi. Kjo do të thotë që mund të përfshijë dhe të fokusohet vetëm në aspekte të qarta të sjelljes dhe mund të plotesohet në grup për çdo fëmijë. Ky instrumet do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është bërë në fillim të projektit dhe faza e dytë e cila është zhvilluar në përfundim të projektit.

Qëllimi i këtij instrumenti vlerësimi ka qenë të masë progresin e femijëve në kopshte. Si ka qenë zhvillimi i tyre fillimisht dhe si do të ketë përparuar ai ne fund.

Për plotësimin e ketij instrumenti janë angazhuar edukatorët e kopshteve dhe koordinatorët lokal nga komuniteti të cilët janë trajnuar mbi mënyrën dhe praktikat e punës.

•  Është ulur numri i fëmijeve që vijnë të veshur në mënyrë të papërshtatshme për të frekuentuar procesin mësimor.

•  Një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve fillimisht nuk e kanë respektuar orarin e kopshtit, por me kalimin e muajve ata kanë filluar të jenë më të rregullt, kjo si pasojë e ndërgjegjësimit rreth rëndësise së edukimit parashkollor tek prindërit.

•  Problemi i mungesave ushqimore është një problem i vazhdueshëm i cili ndikon në procesin e frekuentimit të mësimit, janë 7 fëmijë të cilët kanë probleme të vazhdueshme të të ushqyerit, dhe e kanë të vështirë të përqendrohen në orët e mësimit.

•  Vihen rë rezultate më të mira në koordinimin e levizjeve të fëmijëve, ata janë përmirësuar dukshëm.

•  Shumica e fëmijëve kanë aftësi shumë të mira për të mbajtur stilolapsin, shkumësin, për të mbajtur në duar dhe përdorur objekte të ndryshme; ngjisin shumë mirë shkallët; janë shumë energjik në kopësht; në përgjithësi shfaqin një zhvillim shumë të mirë fizik; fëmijët shfaqin aftësi shumë të mira të mbajtjes në duar të librave etj.

•  Përgjithësisht fëmijët kanë shfaqur aftësi të mira të përdorimit të gjuhës shqipe, vetëm 2 prej tyre e flasin me vështirësi. Përdorimi i gjuhës shqipe ka ardhur duke u përmirësuar.

•  Në lidhje me aftësinë e fëmijëve për të treguar histori vihet re përmirësim i tyre në mënyrën e tregimit të historive dhe rritje e numrit të fëmijëve që janë në gjendje të tregojnë histori qartë dhe bukur. Fëmijët përfshihen me mirë në lojra imagjinare, megjithëse jo të gjithë janë në gjendje ta bëjnë, dallohet një numër i konsiderueshëm fëmijësh të cilët përfshihen shumë mirë në role imagjinare.

•  Edhe në aspektin e Artikulimit të fjalëve vihen re përmirësime të konsiderueshme tek fëmijët. Megjithatë mbetet ende shumë për t'u bërë me këta fëmijë në këtë drejtim.

•  Fëmijët që ndjekin kopshtin theksojnë se shfaqin një interes tepër të madh për të eksploruar mbi librat: figurat e librave, materialet fotografike etj; dhe ky interes ka ardhur duke u rritur, megjithëse në vlera të ulëta. Në përgjithësi fëmijët shfaqin interes për figura dhe forma të ndryshme që gjenden në libra dhe si fenomen ishte i pritshëm.

•  Është rritur në numër të konsiderueshëm përqindja e fëmijëve të cilët identifikojnë të paktën 10 shkronja të alfabetit shqip. Ky është një tregues shumë i rëndësishëm i përmirësimit të nivelit teë zhvillimit të fëmijëve në kopshte.

•  Numri i fëmijëve të cilët sipas rezultateve të mbledhura nuk paraqesin aftësi të mira në asocimin e tingujve specifik me shkronjat përkatëse; që nuk janë të ndërgjegjësuar rreth rimës së fjalëve; që nuk shfaqin shumë interes në leximin e fjalëve; vazhdon të mbetet i konsiderueshëm negativ, por nga ana tjetër në krahasim me rezultatet e Vlerësimit të Fazës së parë, treguesit janë më pozitivë dhe të përmirësuar.

•  Megjithëse ka lëvizje të fëmijëve në kopshte dhe ka të rregjistruar të rinj, përsëri shifrat përsa i përket numrit të fëmijëve që eksperimentojnë në të shkruar, mbeten të njëjta si ato të Fazës së Parë të përdorimit të Instrumentit.

•  Në fazën e dytë të vlerësimit rezulton se tek fëmijët është rritur në vlerë të konsiderueshme numri i fëmijëve të interesuar për matematikën.

•  Është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i fëmijëve të cilët njohin numrat deri në 20 dhe i atyre që njohin mirë numrat deri në 10.

•  Përmirësim në njohjen e formave gjeometrike thelbësore nga ana e fëmijëve.

•  Rritje e interesimit në mënyrë të konsiderueshme për muzikën nga ana e fëmijëve.

•  Vihet re një lëvizje e fëmijëve drejt gjetjes së rrugëve alternative për zgjidhjen e problemeve të tyre, ata shume shpesh kanë filluar të shfaqin aftësi të vecanta për zgjidhjen e këtyre problemeve.

•  Fëmijët janë përmirësuar në drejtim të uljes së nivelit të nervozizmit që shfaqin gjatë mësimit dhe në shtëpitë e tyre me prindërit.

•  Në përgjithësi tek fëmijët vihet re përmirësim i gjendjes së përgjithshme emocionale. Ata duken të lumtur, dhe rrallë shfaqin shprehje trishtimi.

•  Është rritur aftësia e tyre për të ruajtur vetëkontrollin.

•  Vihet re një rritje e përshtatshmërise së fëmijëve me kopshtin, ata nuk qajnë para se të shkojnë në kopësht, vijnë më me dëshirë dhe dalëngadalë është thyer zakoni i qarjes para se të nisen për në kopësht.

•  Ka rritje të konsiderueshme të sigurisë së fëmijëve në vetvete dhe marrje përgjegjësie për veprimet që ata vet kryejnë.

•  Në përgjithësi tek fëmijët është ushqyer fryma e vëmendjes gjatë orëve të mësimit, por megjithatë 2% e tyre shpesh janë të pavëmendshëm, dhe tek 32% e tyre shpesh shfaqen forma dhe shenja të humbjes së vëmendjes. Kjo ndodh për arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja nga të gjitha është mungesa e ushqimit.

•  Pjesa më e madhe e fëmijëve janë aftësuar të punojnë në mënyrë të pavarur gjatë detyrave dhe orëve të mësimit, shfaqin kujdes për materialet dhe mjetet e tyre mësimore.

•  Tek fëmijet vihen re nivele normale të shprehjes së shprehive të tyre të lojës, ata janë kureshtarë me botën që i rrethon, janë mjaftueshëm energjikë etj.

•  Tek fëmijët vihet re në mënyrë te dukshme rritje ndërveprimit të tyre social me të tjerët, sidomos me bashkëmoshatarët e tyre.

•  Fëmijet në përgjithësi nuk vuajnë nga paaftësi fizike, pamore, dëgjimore, në të folur. Vetëm një përqindje shumë e ulët e tyre vuan nga këto probleme, rreth 5%.

 

SKEMË NDËRVEPRIMI NË KOMUNITETE

Bashkëveprim për të përmirësuar situatën e edukimit të komunitetit rrom në Shqipëri sipas eksperiencës së Amaro-Drom.

 

Unioni i Rromëve të Shqipërisë

Amaro-Drom

 

Aktivitete dhe Projekte

Unioni i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom dhe HEJFER ALBANIA


Rritja e mundësive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në komunitetet rrome në shqipëri.


TACT 3 (Veprimi Transnacional Kundrër Trafikimit të Fëmijëve)


Bashkëpunim i Unionit “Amaro Drom”, F.Z.K (Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve ) dhe T'Las.


Disa nga projektet e realizuara


Pamje nga projektet e kryera nga "Amaro-Drom"