Dita Nderkombetare e rromeve eshte nje nga festimet e pakta qe minoriteti rrom ne te gjithe boten gezon. Ne vitin 1990 ky u be nje eveniment nderkombetar. Megjithese rromet jetojne te shperndare ne shtete te ndryshme, ata perpiqen ta festojne te gjithe 8 Prillin, po aq sa perpiqen te gjejne edhe simbole te perbashketa. Disa here ky eveniment eshte festuar nepermjet mbjelljes se pemeve, disa here te tjera nepermjet dritave te qirinjve ose nepermjet hedhjes se luleve ne lumenj. Jane hedhur lule pergjate Nilit, Lumit Amazona, gjithashtu edhe pergjate lumit Czech Vltava. Megjithese jane bere shume perpjekje, paradoksalisht, ky eveniment nuk eshte shume i njohur nga mazhoranca, por nuk eshte shume i njohur edhe ne rradhet e rromeve vet. Vetem njerzit qe punojne ne sektorin civil, te cilet perpiqen te organizojne festimet ne qytete te ndryshme dhe vende te ndryshme, kane informacion rreth ketij evenimenti.
Fillimi i viteve ‘'70 solli aspiratat e para te emancipuesve nga niveli kombetar dhe nderkombetar i organizatave. Pikerisht ne 8 Prill 1971, eshte organizuar takimi i pare Nderkombetar Rrom ne Londer. Personalitete te rendesishme gjate ketij takimi kane qene Grattan Puxon dhe Donald Kenrick nga Anglia, Jarko Jovanoci nga Yugoslavia, Mat Maximoffem nga Franca, dhe shume te tjere. Ne Londer, delegatet e konferences se pare kontribuan zyrtarisht ne themelimin e organizates se pare nderkombetare rome, qe u quajt IRU (Unioni Nderkombetar Rrom). IRU u quajt UNIONI boteror i Rromeve qysh ne fillimet e tij. Nje tjeter autput i kesaj konference , ka qene diferencimi i bere midis konceprit Rrom dhe Egjiptian . Gjate kesaj konference jane dhene edhe dy atribute shume sinjifikative te nje kombi; eshte vendosur Flamuri Rrom dhe eshte vendosur edhe rreth himnit rrom i cili do te ishte “Gelem-Gelem”.
Megjithese jane organizuar edhe dy kongrese te tjera nga Iru me vone, 8 Prilli eshte cilesuar dhe vazhdon te kujtohet si Dita Nderkombetare e Rromeve. Ne vitin 1990 ne Varshave eshte mbajtur konferenca e katert nderkombetare. Por data 8 Prill ishte data zyrtare e aprovimit te festes nderkombetare. Qysh nga ajo kohe, levizja rrome ka marre dimension nderkombetar dhe socio-politik. Gjate nje dite te tille, te gjithe pjesemarresit e festimeve kujtojne origjinen e tyre te perbashket, gjuhen, kulturen, unitetin dhe bashkepunimin dhe sidomos “ romipen” , qe do te thote konservimin e identitetit.
Papa Jan Pavel II ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne popullarizimin e dites Nderkombetare Rrome, sidomos ne vendet kristiane ne vitin 2000. Ai perdori audiencen qe ishte prezente ne 8 Prill ne sheshin para Vatikanit “Peter Square” per t'i ftuar ata drejt me shume respekti kundrejt minoritetit rrom.
Situata në Shqipëri: Unioni i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom në bashkëpunim me partnerët e tij që vijojnë më poshtë organizoi me sukses në datën 8 Prill 2008 aktivitetet e parashikuara ne te cilat morën pjesë përfaqësues të komuniteteve rrome nga e gjithë Shqipëria. Këto aktivitete u organizuan në përmbushje të qëllimit kryesor për të cilin u programua dhe projektua gjithe vargu i aktiviteteve të datës 8 Prill 2008; Një ditë për festimin e kulturës rrome dhe rritje e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballet komuniteti Rrom në Shqipëri.
Pavarësisht se ka më tepër ndërveprim vitet e fundit mes rromëve dhe jo-rromëve dhe nivel më të ulët diskriminimi dhe paragjykimi kundrejt tyre, problemi është se maxhoranca, madje edhe shume prej rromëve në Shqipëri, ende nuk e dinë se me çfarë lidhet 8 Prilli.
Ky projekt kishte si qëllim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit për sa i përket rëndësisë së Ditës Ndërkombëtare të Rromëve, përmes demostrimit të aspekteve të ndryshme të kulturës së rromëve dhe të problemeve me të cilat përballen Rromët në Shqipëri.
UNIONI i Rromëve të Shqipërisë tashmë u bënë shumë vite që e ka kthyer në traditë festimin e Ditës Ndërkombëtare të Rromëve. Forma e organizimit të kësaj dite ka qenë nga viti në vit e ndryshme, por asnjë vit impakti dhe mesazhet që ka përcjellë kjo festë nuk kanë qenë të dimensioneve të ketij viti. Është bërë e mundur tërheqja e vëmendjes së gjithë mediave dhe gjithkush më datën 8 prill diskutoi rreth “Ditës Ndërkomëbatre të Rromëve”.
Partnerë:
Partnerë në realizimin e aktivitetit "Të festojmë së bashku 8 Prillin/ Ditën Ndërkombëtare të rromëve":
- UNIONI i Rromëve të Shqipërisë Amaro-Drom,
- Romani Baxt,
- Rromët për Integrim,
- Qendra për Vizion Bashkëkohor Rrom,
- Drita e Gruas Rrome,
- Disirturni Albania Korçë,
- fëmijët, studentët, Forumi Rinor, Forumi i gruas, përfaqësues rrom nga të gjitha anët e Shqipërisë.
- Shoqatat Lokale rrome,
- Komiteti Shtetëror i Minoriteteve,
- Pushteti lokal,
- Bashkia Tiranë,
- Birra Tirana,
- Bar/ Restorant “Mangalli”,
- Teatri i Estradës Tiranë,
- Terre des Hommes.
Lexoni te plote "Të festojmë së bashku 8 Prillin/ Ditën Ndërkombëtare të rromëve"