Pak historik
8 Prilli festohet ne te gjithe boten si Dita Nderkombetare e Rromeve. Me 8 Prill 1971 ne Londer u mbajt Kongresi i Pare Rrom. Aty u vendosen gjithashtu edhe Himni e Flamuri Rrom, si simbole te ketij kombi ne te gjithe boten. Flamuri rrom eshte gjysem i gjelber (simbol i tokes), gjysem blu (simbol i qiellit) dhe nje rrote e kuqe ne mes qe simbolizon levizjen. Ndersa Himni rrom eshte kenga “Gelem, Gelem” (Shkova, Shkova).
Ne kete Kongres ku ishin mbledhur rrome nga e gjithe Bota u vendos unanimisht te perdoret termi Rrom duke hequr te gjithe epitetet fyese dhe diskriminuese qe perdoreshin deri ate kohe.
Kjo dite festohet ne çdo shtet te botes. Gjate kesaj dite rromet kudo qe jane mblidhen te gjithe se bashku ne festa madheshtore, ne fund te dites ata dalin ne buze te lumenjve dhe hedhin lule dhe qirinj te ndezur, per te kujtuar shtegetimin mijevjeçar te ketij kombi, vuajtjet, persekutimet, diskriminimin dhe deshiren per te qene te lire dhe per te jetuar ne paqe.
Kjo Dite tashme festohet per te sjelle ndermend ate Kongres, dhe per te percjell nje mesazh paqeje per te gjithe rromet e botes, kunder goditjeve raciale dhe diskriminimit, per te drejta te barabarta dhe per nje bashkejetese ne harmoni pa dallim race, feje, ngjyre, gjuhe, kulture, gjinie e besimi.
Me date 8 Prill 2006, Unioni i Rromeve te Shqiperise “Amaro Drom” dhe Komiteti Shteteror per Minoritetet me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Misionit Terre des Hommes Albania organizoi ne Hotel Tirana Internacional simpoziumin me teme: “Rromet sot dhe neser”.
Ne kete simpozium merrnin pjese perfaqesues nga Institucionet Qeveritare, Organizata Rrome dhe jo Rrome, Organizata Kombetare dhe Nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi si: Keshilli i Europes, OSBE etj. Ne emer te Qeverise Shqiptare pershendeti zv/Kryeministri aktual i vendit z.Ilir Ruismali. Ai ne fjalen e rastit permendi prioritetet qe ka Qeveria Shqiptare per Minoritetin Rrom ne fusha te ndryshme te zhvillimit si: arsimimi, punesimi, strehimi, integrimin e tyre ne shoqerine maxhoritare.
Disa nga rezultatet e arritura ishin:
- Pasqyrimin e kultures e tradites rrome si dhe te gjendjes aktuale te ketij komuniteti ne Shqiperi;
- Forcimin, ruajtjen dhe vizualizimin e trashegimis kulturore Rrome;
- Njohjen e kesaj kulture nga opinioni i gjere publik;
- Zbutja e klimes diskriminuese dhe paragjykimeve ndaj ketij komuniteti dhe krijimi i nje atmosfere tolerance, respekti dhe mirekuptimi;
- Forcimi i marredhenieve midis minoritetit rrom dhe maxhorances si dhe midis Minoritetit rrom/OJF-ve Rrome dhe Institucioneve/Perfaqesuesve shteterore;
- Sensibilizimi i opinionit per respektimin e te drejtave te minoritetit dhe respektimin e diversitetit etnik e kulturor.
Hapja e simpoziumit u be me Himnin Rrom dhe ate Shqiptar, me pas sipas axhendes personalitete te ndryshme nga vendi dhe bota pershendeten dhe uruan anetaret e komunitetit rrom shqiptar kudo qe jane.
Fjalen e hapjes e morri Drejtori i Unionit te Rromeve te Shqiperise “Amaro Drom”, z.Skender Veliu duke pershendetur pjesmarresit dhe nenvizuar problemet dhe perpjekjet qe Minoriteti Rrom ne Shqiperi po ben per zhvillim dhe Integrim.
"Ky minoritet edhe pse eshte vendosur ne menyre paqesore ne vendin tone qe prej me shume se 600 vjetesh, ende edhe sot e kesaj dite nuk po gjen nje fryme normale bashkejetese me bashkekombasit, kjo si rrjedhoje e indiferences per gjendjen e tyre, e paragjykimeve dhe dallimit qe i behet shpesh rromeve, ata ndjehen te diskriminuar dhe edhe pse ky diskriminim nuk eshte i hapur ai ka sjell vet-izolimin e rromeve.
Ne vendin tone ata jane rreth 120-150 mije persona, megjithese rregjistrime te sakta per kete nuk ka. Me te perqendruar jane ne rrethet Tirane, Elbasan, Durres, Berat, Fier, Korce, Vlore, Fush Kruje, Gjirokaster etj. Niveli I ulet arsimor eshte problemi me serioz qe pengon integrimin e ketij komuniteti me shoqerine maxhoritare.
Femijet rrom jane shumica analfabete kjo per shkak te veshtiresive gjuhesore qe kane femijet ne klase te pare, te varferise qe pllakos familjet e tyre, te largesis qe kane vendbanimet e tyre nga institucionet shkollore si dhe ndonjehere te mentalitetit te gabuar te prinderve. Familjet rrome perballen me veshtiresi te panumerta ne jeten e tyre sociale. Mundesite e pakta te punesimit dhe pagat minimale i detyrojne rromet te emigrojne ne vendet fqinje per nje jete me te mire. Emigrimi eshte zakonisht ilegal dhe levizja shpesh behet ne menyre klandestine.
Rregjistrimi eshte nje tjeter problem per te cilin ka nje vakuum njohurish, sidomos ne ate se cfare dokumentash ne baze te ligjit duhen per rregjistrim, pronesi, pune, levizjet brenda vendit, emigrim te ligjshem, trashegimia, arsimimi, burgjet e minoreneve etj.
Shumica e rromeve kane siguruar shtepi te rahatshme dhe te sigurta per familjet e tyre, por disa komunitete jetojne ne baraka prej plastmasi apo derrase, ku elektriciteti, uji i pishem dhe kushtet e tjera minimale mungojne.
Komisioni Europian dhe Keshilli i Europes kane luajtur nje rol vital (jetesor) ne promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave baze, ku vecojme: hartimin e konventave te ndryshme (si ajo e Mbrojtjes se te drejtave te minoriteteve), gjithashtu ne mbeshtetjen e projekteve dhe aktiviteteve te ndryshme per te permiresuar situaten e rromeve. Nje hap pozitiv eshte dhe strategjia kombetare “Per permiresimin e kushteve te jeteses se minoritetit rrom ne Shqiperi” e hartuar dhe miratuar nga Qeveria Shqiptare, megjithate ende jemi shume larg realitetit. Dhe po te nisemi nga ato qe ne kemi vezhguar dhe po te kishit edhe ju rastin te shikonit ato çfare ne kemi konstatuar nga vezhgimet tona atehere do te ishit te nje mendimi me iden tone qe duhet nje dore e forte ndihmese per te kapercyer murin e larte te indiferences dhe varferise duke filluar qe nga vet anetaret e ketij komuniteti, shoqeria maxhoritare, Pushteti Qendror e Lokal e deri tek Organizmat Nderkombetare.
Amaro Drom po perpiqet per zhvillimin e komuniteteve rrome, per forcimin dhe integrimin e tyre ne menyre qe anetaret e ketij komuniteti te jene pjestare te respektuar te shoqerise duke ruajtur identitetin e tyre dhe duke qene te lire per ta shprehur ate."
Me pas e morri fjalen Kryetarja e Komitetit Shteteror te Minoriteteve, Znj.Konstantina Bezhani e cila pershendeti dhe theksoi nevojen e bashkepunimit midis te gjitha institucioneve shteterore dhe joshteterore per zbatimin e “Strategjise kombetare per permiresimin e kushteve te jeteses se Minoritetit Rrom ne Shqiperi.
Ne emer te Qeverise Shqiptare pershendeti zv/Kryeministri aktual i vendit Z.Ilir Ruismali. Ai ne fjalen e rastit permendi prioritetet qe ka Qeveria Shqiptare per Minoritetin Rrom ne fusha te ndryshme te zhvillimit si: arsimimi, punesimi, strehimi, integrimin e tyre ne shoqerine maxhoritare.
Me pas pershendeti Administratorja e Departamentit te Rromeve prane Keshillit te Europes, Znj. Eleni Tsetsekou.
"Sot, dita e Rromeve eshte me shume se nje feste,
Kjo dite mbi te gjitha eshte dita e rikujtimit te te gjitha vuajtjeve, persekutimeve, poshterimeve dhe vecimit te vuajtur pergjate shekujve deri ne ditet e sotme.
Kjo eshte gjithashtu edhe dita e ndergjegjesimit per identitetin tuaj, kulturen dhe traditat tuaja.
Eshte dita e bashkimit – kur, jut e gjithe – ndieni se i perkisni te njejteve njerez, te njejtes familje te madhe te shperndare ne te gjithe boten.
Eshte me ne fund dita e Zgjidhjes- ku ju vendosni perfundimisht t’i jepet fund te kaluares, te veproni, te jeni te respektuar si qytetare te zakonshem ku identiteti juaj eshte i njohur dhe respektuar nga te gjithe.
“Ngrihuni rrome, ka ardhur koha juaj” – keto fjale te marra nga Himni nderkombetar rrom “Gelem, Gelem” jane nje thirrje dramatike per te verpruar, per te ndryshuar dhe per te qene te njohur.
Por dita Rrome duhet gjithashtu te jete dita e rikujtimit dhe e zgjidhjes se jo-Rromeve. Ne kete dite ata duhet te behen te ndergjegjshem per shtypjen qindravjecare te imponuar. Ata duhet gjithashtu ne kete dite te ndergjegjesohen dhe pranojne qe trashegimia Rrome eshte pjese e trashegimise Europiane, dhe nese ata shkaterrojne per rromet ata shkaterrojne per Europen.
Ne, Organizatat Nderkombetare dhe Qeverite kemi detyren qe te edukojme. Eshte e veshtire te gjendet nje shembull me i thelle dhe me i vazhdueshem paragjykimi dhe diskriminimi sesa ai ndaj Rromeve. E vetmja menyre per ta crrenjosur ate eshte QE NE TE MESOJME PER RROMET – te mesojme njerezit per RRomet, per tolerancen, mirekuptimin dhe respektimin e diversitetit. Ne e kemi per detyre te veprojme dhe te ndihmojme komunitetin Rrom nga shtypja sociale dhe ekonomike. Ne e kemi per detyre te mbrojme komunitetin Rrome nga racizmi sistematik, i rregullt dhe i perseritur.
Objektivat e Keshillit te Europes jane:
- Emancipim i plote i Rromeve brenda shoqerise Europiane;
- Te asistojme Qeverite dhe ekspertet e tyre ne perpjekjet per zbatimin e Strategjive konkrete te cilat ndimojne ne integrimin e komunitetin rrom, si strategjia qe keni ju ne vendin tuaj dhe qe konceptualisht konsiderohet si me e mira ne Europe;
- Projekti i ri i perbashket i Komisionit Europian dhe Keshillit te Europes “Te drejta dhe trajtim i barabarte per Rromet”.
Ju uroj te gjitheve Gezuar Diten e Rromeve…"
Perfaqesuesja e Organizates “Romani Baxt”, Znj.Miranda Fejzo, beri thirrje te gjitha organizatave rrome per bashkepunim ne menyre qe te luftojne se bashku per permiresimin e situates se minoritetit rrom ne Shqiperi.
Znj. Meleqe Rrenja, si perfaqesuese e Shoqates “Gruaja Rrome e se Nesermes” theksoi gjendjen e gruas rrome ne vendin tone. Ajo kerkoi vemendjen e te gjitha institucioneve per permiresimin e situates dhe integrimin e gruas rrome shqiptare.
"Gruaja rrome eshte viktime e patriarkalizmit te theksuar te se kaluares shqipetare, gje kjo qe çon ne mosvleresimin e saj ne jeten e perditshme dhe ne shoqeri. Madje jo vetem kaq, por gruaja rrome eshte dyfish e diskriminuar ato jane viktima te vete dhunes familare, nga burrat apo baballaret e tyre dhe nga ana tjeter ato jane grupi me i diskriminuar nga shoqeria.
Nje tjeter problem serioz eshte dhe mungesa e vet-vleresimit, ndergjegjesimi per vlerat pozitive qe ato kane, besimi ne forcat dhe mundesite qe ato kane per zgjidhjen e problemeve, qe ato jane mbrojteset dhe perçueset e kultures dhe tradites rrome etj.
Grate rrome kane moshen me te ulet te marteses ndermjet grupeve te tjera etnike dhe maxhorances shqipetare. Edhe pse prinderit rrom shpesh jane te ndergjegjshem per rreziqet qe mbart martesa ne moshe te re perseri zakonet dhe traditat jane me te forta se ata. Martesa ne moshe minorene jo vetem qe sjell probleme te shumta ne shendetin e vajzave, por edhe familjet e reja dhe me shume femije qe ato krijojne jane teper delikate dhe te rrezikuara per divorc.
Familjet rrome jane numeroze dhe veshtiresite per rritjen e femijeve jane te panumerta, duke mos qene te rregjistruar keta femije shpesh nuk perfitojne vaksinimin e detyrueshem apo lehtesira te tjera shendetesore. Perfshirja e grave rrome ne programe informimi per planifikimin familjar dhe trajnime per shendetin riprodhues e kujdesin per femijet eshte nje domosdoshmeri."
Rromet dhe bashkjetesa e tyre me minoritetet e tjera shqiptare, ishte kumtesa e mbajtur nga Z.Kimet Fetau, Qendra e Studimeve Etnike Shqiptare. Me pas pati disa pershendetje te rastit nga perfaqesues te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale e Shanseve te barabarta dhe Ministrise se Arsimit. Pershendetje pati edhe nga perfaqesuesi i rinise rrome, znj.Brisilda Taco (Shoqata Rrome Romano Kham) dhe perfaqesuesi i Shoqates rrome Amaro Dives, Z.Gurali Mejdani.
Midis organizmatave rrome dhe jorrome pati edhe pjesmarres nga minoritetet e tjera shqiptare, si nga organizata e etnise greke “Omonia”, Organizata “Vllazerimi” e etnise Egjiptiane dhe perfaqesues te Etnise Maqedonase - Organizata “Prespa”.
Z. Thierry Agagliate, perfaqesuesi i Misionit Terre des Hommes ne Shqiperi, pershendeti pjesmarresit dhe gjithe komunitetin rrome ne Shqiperi me rastin e festes se tyre.
Simpoziumi u mbyll ne nje ambjent festiv me kenge e valle rrome.
Te pranishem ne kete eveniment festiv ishin edhe Mediat Vizive dhe ato te Shkruara, te cilet percollen tek shikuesit me objektivitet proçesionin me slloganin “Lufte kunder Racizmit, nje bote ne Paqe, pa Diskriminim per Rromet kudo ne Bote.
Ne fund aktiviteti u mbyll me nje dreke festive, ku u shpalos Kenga, Vallja dhe Kultura Rrome.
Pjesmarres e te Ftuar:
Perfaqesues te Komunitetit Rrom nga 13 rrethe te vendit dhe organizata Rrome te ndryshme: Unioni i Rromeve te Shqiperise “Amaro-Drom” - Tirane, Shoqata “Romano Drom” - Fush Kruje”, “Gruaja Rrome e se Nesermes”- Tirane, Shoqata “Alba Rom” – Durres, Shoqata “Amaro Dives”- Tirane, Shoqata “Romani Baxt” – Tirane, Shoqata “Romet per integrim” dhe “Romano Kham – Tirane”.
Perfaqesues te Qeverise:
Zv/Kryeministri i Shqiperise, Perfaqesues nga Ministria e Turizmit, Kultures dhe e Sportit, Komiteti Shteteror i Minoriteteve, Perfaqesues nga Ministria e Shendetesise, Ministria e Arsimit dhe Shkences, Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te barabarta, Sherbimi Social Shteteror, Grupi i Monitorimit te Strategjise Kombetare per Permiresimin e Kushteve te Jeteses se Minoritetit Rrom ne Shqiperi.
Institucione te tjera:
Perfaqesuesja e Keshillit te Europes, OSBE, Terre des Hommes, Ambasada Amerikane, Ambasada Serbi e Mal i Zi, Ambasada Greke, Instituti Kombetar i integrimit te femijeve, Zyra e Kesillit te Europes ne Tirane, Shoqata e personave me aftesi te kufizuara, Qendra Rinore Kucove, Organizata Omonia, Rrjeti i Grave Millenium, CRS Albania, Sherbimi ligjor falas – TLAS, Gazeta Korrieri, ASSA, QFP Korce, ARSIS, Shoqata Prespa, Qendra e Studimeve Etnike, Komiteti Shqipetar i Helsinkit.
AXHENDA E SIMPOZIUMIT
10.00 – 10.10: Hapja me Himnin Rrom dhe ate Shqiptar;
10.10 – 10.15: Hapja nga Moderatori Z. Xheladin Taco;
10.15 – 10.25: Minoriteti Rrom ne Shqiperi dhe perpjekjet per Integrim, Z.Skender Veliu;
10.25 – 10.35: Pershendetje nga Kryetarja e Komitetit Shteteror te Minoriteteve,
Znj. Konstantina Bezhani;
10.35 – 10.45: Pershendetje e zv/Kryeministrit, Z. Ilir Rusmaili;
10.45 – 10.55: Pershendetje e Administratores se Departamentit te Rromeve te Keshillit
te Europes, Znj. Eleni Tsetsekou;
10.55 – 11.00: Pershendetje e “Romani Baxt”, Znj.Miranda Fejzo;
11.00 – 11.05: Rromet dhe bashkjetesa e tyre me minoritetet e tjera shqiptare,
nga Z.Kimet Fetau, Qendra e Studimeve Etnike Shqiptare;
11.05 – 11.10: Pershendetje nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve,
Znj.Ilda Poda;
11.10 – 11.20: Gruaja Rrome ne Shqiperi, Znj. Meleqe Rrenja;
11.20 – 11.30: Pershendetje Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale e Shanseve te barabarta;
11.30 – 11.35: Pershendetje nga Perfaqesuesi i Terre des Hommes, Z. Thierry Agagliate;
11.35 – 11.40: Pershendetje e Perfaqesuesit etnik Grek, Z. Jorgji Vllaho;
11.40 – 11.50: Pershendetje e Ministrise se Arsimit, Znj. Antonieta Luli;
11.50 – 11.55: Pershendetje e Amaro Dives, Z. Gurali Mejdani;
11.55 – 12.00: Rinia Rrome ne fokusin e kohes, Znj. Brisilda Taco;
12.00 – 13.00: Koncert festiv me kenge, muzike e valle rrome;
Ekspozit pikture, fotografish dhe muzeu i traditave rrome.